Fun
Barclays, banka e parë që pranon monedhën virtuale „Bitcoin”
"Barclays" në fund të vitit do të fillojë të pranojë monedhat virtuale "Bitcoin", si mjet për të bërë pagesat.
Një nga bankat më të vjetra britanike do të bëhet institucioni i parë i madh financiar në SHBA dhe Evropë që pranuar “bitcoins”, shkruan “Sunday Times”.
Shumë banka tani kanë shikuar çështjen e futjes së “bitcoins” si mjet pagese në sistemet e tyre, por deri tani askush nuk ka marrë guximin për një hap të tillë.
Shumë vende deri më tani e kanë pranuar këtë monedhë si mjet për pagesa, por ka rregulla të shumta në lidhje me tatimet, dhe në disa raste është e ligjshme vetëm për përdorim privat dhe jo komercial.
Aktualisht, një “Bitcoin” ka vlerë 204 euro.
Përdorimi i mundshëm i “Bitcoin” tashmë është eksploruar nga dy departamente të veçanta me 75 të punësuar në “Barclays” në Londër.
Banka indirekt do të merret me këtë monedhë dhe transaksionet tani do të kryejë këmbimorja pa emër e “Bitcoin”. Sepse “Barclays” në fillim të këtij viti ka investuar në Suedi “Bitcoin”, kompania “Safello” supozohet se në fakt do të jetë këmbimorja që do të punojë për bankën.
Procesi i pranimit të “Bitcoin” në “Barclays” do të jetë i ngadalshëm. Për herë të parë kjo lloj pagese mund ta bëjnë vetëm organizatat humanitare.
Pas përfundimit të fazës së testimit, të gjithë konsumatorët e kësaj banke duhet të lejohen t’i bëjnë pagesat “bitcoins” nga llogaritë e tyre bankare.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












