Lajme
Barcelona, në alarm të kuq nga stuhia, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar, tani duket se po zhvendosen në Barcelonë.
Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës, duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë “nëse nuk është e nevojshme” dhe të jenë vigjilentë.
Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet.
Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, ndërsa drejtuesit e mjeteve që përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura.
Aeroporti kryesor i qytetit El Prat është përmbytur. Videot treguan ujin që rridhte në parkingjet e makinave dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa udhëtarët shiheshin duke hequr këpucët në sallën e nisjes të kthyer tashmë në një liqen.
Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, tha se u shtynë fluturimet që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë prekur me anulime apo vonesa.
Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar në Valencia.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025