Integrimi
Barbara Burri, “Nusja e Kosovës”, e mishëruar me kulturën shqiptare
Barbara Burri Sharani është udhëheqëse e departamentit për bashkëpunim me jugun në Solidar Suisse. E quajnë “Nusja e Kosovës” për përkushtimin dhe respektin e saj ndaj kulturës sonë
“Edhe pse njoh disa gjuhë por në fillim shqipja s`më ngjante me asnjë gjuhë tjetër dhe më dukej e vështirë. Por, kur e kam njohur burrin tim, ishte më e lehtë. (Barbara është bashkëshorte e Genc Sharanit nga Prizreni, v.j.). Kam jetuar pastaj në Kosovë por gjuhën shqipe vetëm nga të folurit e kam mësuar, pa kurse”, thotë Barbara Burri.
albinfo: Cilat kanë qenë fjalët e para shqipe? Kur dhe ku i keni dëgjuar ato?
Barbara Burri Sharani: Ishte viti 89, kur kam punuar në një kamp refugjatësh. Aty ka qenë një çift prej Kosove dhe aty kam dëgjuar fjalët e para në gjuhën shqipe.
Si tingëlluan ato fjalë për ju?
Fjalët e para kanë qenë: “qika jeme”. Më janë dukur fjalë të ëmbla dhe kam pyetur pastaj për domethënien.
Ishte e vështirë të mësosh gjuhën shqipe ?
Në fillim, sigurisht që ishte e vështirë. Edhe pse njoh disa gjuhë por në fillim shqipja s`më ngjante me asnjë gjuhë tjetër dhe më dukej e vështirë. Por, kur e kam njohur burrin tim, ishte më e lehtë. (Barbara është bashkëshorte e Genc Sharanit nga Prizreni, v.j.). Kam jetuar pastaj në Kosovë por gjuhën shqipe vetëm nga të folurit e kam mësuar, pa kurse. Vetëm tre leksione gjuhe kam pasur për gjuhën shqipe, por gjuhën e kam mësuar në bisedë me familjarët e me të afërmit në Kosovë.
E integruar në kulturën shqiptare
Sa e njihni kulturën shqiptare?
Po, kulturën e njoh shumë mirë. Unë e kam jetuar atë dhe jam integruar mirë në këtë kulturë.
Po me dialektet shqiptare, a keni pasur vështirësi ?
Po, veçanërisht me disa të folme nga ana e Maqedonisë. Kryesisht më lehtë e kuptoj gegërishten.
Ndonjë fjalë ose shprehje shqipe që ju pëlqen më shumë?
“Muhabet me bo”. Por më duken interesante edhe fjalët e vjetra gjermane që i hasim në gjuhën shqipe. Më pëlqen po ashtu edhe shprehja “po valla”!
A mund t`i shqiptoni të gjitha shkronjat e alfabetit shqip?
Jo, të gjitha jo. Nuk mundem t`i shqiptoj ndoshta si ju. Për shembull shkronja “ll”, më duket më e vështira
Keni lexuar literaturë shqiptare?
Librat e kam vështirë t`i kuptoj, por romanet e përkthyer më duken më lehtë për t`i kuptuar mirë.
Bashkëshorti im “fjalori” im më i afërm i shqipes
Pasi që keni arritur ta njihni gjuhën, a i keni kuptuar më mirë shqiptarët?
Po, sigurisht që shumë më mirë. Gjuha ndihmon në njohjen e kulturës.
A ndjeheni në Kosovë sikur në Zvicër, si në shtëpi?
Barbara Burri Sharani: Po, plotësisht, sepse shpesh jam edhe atje, sepse kam jetuar shumë gjatë edhe në Kosovë. Pastaj di të flas shqip, di të udhëtoj, të orientohem edhe atje.
A keni ndonjë fjalor shqip-gjermanisht?
Fjalori më i afërt ka qenë dhe mbetet bashkëshorti im.
Natyra në Kosovë?
Është vend shumë i bukur, i pasur me shumë bukuri natyrore.
Në Kosovë ndjehem në shtëpinë time
Po, në Kosovë ndjehem plotësisht sikur në Zvicër sepse shpesh jam edhe atje, sepse kam jetuar shumë gjatë edhe në Kosovë. Pastaj di të flas shqip, di të udhëtoj, të orientohem edhe atje.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”