Lajme
Barazimi financiar, 6.2 miliardë franga, më së shumti merr Berna, 1.4 miliardë
Kantoni i Zugut po paguan tani më së shumti në arkë, me rreth 431 milionë franga, që është 48 milionë më shumë se në vitin 2024
Në vitin 2025, për nivelizimin financiar në Zvicër do të paguhen rreth 6.2 miliardë franga. Kjo, sipas Administratës Federale të Financave, korrespondon me një rritje prej 284 milionë krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Sipas organeve tatimore, arsyeja e rritjes së madhe është se dallimet mes kantoneve janë bërë më të mëdha.
Kantoni i Zugut po paguan tani më së shumti në arkë, me rreth 431 milionë franga, që është 48 milionë më shumë se në vitin 2024. Ky kanton kështu kalon kantonin e Cyrihut, i cili do të kontribuojë me 419 milionë vitin e ardhshëm.
Gjithsej tetë kantone kontribuojnë në barazimin financiar, shrkuan srf.ch. Tani në mesin e tyre është përfshirë edhe kantoni i Schaffhausen-it.
Kantoni i Bernës, me 1.4 miliardë franga, do të marrë më së shumti nga barazimi financiar në vitin 2025, thonë në Administratën Federale të Financave.
Në total, 16 kantone pritet të kenë gjendje më të keqe financiare për kokë banori në vitin 2025 sesa në atë 2024, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nëntë kantone do të përfitojnë. Shifrat për barazimin financiar për vitin 2025 nuk janë ende përfundimtare, kantonet tani mund të bëjnë vërejtjet e tyre
Sipas Administratës Federale të Financave, në shumën prej 6.2 miliardë frangave që do të paguhen për barazimin financiar në vitin 2025, përveç pagesave nga disa kantone të forta financiarisht, shumica ose 4.2 miliardë franga vijnë nga Qeveria Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025