Sport

Barazim për Shaqirin, humbje për Xhakën

Shaqiri dhe Xhaka kanë luajtur për 90 minuta për skuadrat e tyre, Stoke, përkatësisht Arsenal

Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri dhe skuadra e tij Stoke City kanë barazuar 1:1 në xhiron e tretë të Premier Ligës, në përballjen me West Bromin, shkruan albinfo.ch.

Jay Rodriguez shënoi për West Bromin, ndërsa Peter Crouchi barazoi gjithçka për Stoken. Shaqiri, i kthyer nga lëndimi, u paraqit për 90 minuta.

Ndërkohë, Arsenali i Granit Xhakës është turpëruar duke u mposhtur 4:0 nga Liverpooli në kryendeshjen e javës së tretë në Premier Ligë.

Firmino, Mane, Salah dhe Sturridge shënuan golat në përballjen ndaj Arsenalit të Xhakës, i cili u paraqit për 90 minuta.

Skuadra e reprezentuesit të Zvicrës tani ka vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve.