Lajme

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e vilës së Xherdan Shaqirit

Fqinjët kanë kundërshtuar, me pretekstin se ndërtesa prej betoni nuk përshtatet me pamjen e lagjes dhe dëmton cilësinë e tyre të jetesës

Një projekt madhor i planifikuar nga ish -lojtari i FCB dhe ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri në rrethin e vilave në Rheinfeld nuk miratohet nga të gjithë banorët e Rheinfeldenit. Sipas kritikëve, ajo nuk përshtatet me peizazhin e zonës.

Shaqiri është rritur në Augst BL ndërsa qyteti Rheinfelden është vetëm disa kilometra larg, shkruan gazeta Basler Zeitung. 28-vjeçari me sa duket dëshiron të jetojë atje pas përfundimit të karrierës së tij profesionale.

Shtëpia që planifikon të ndërtojë ai në lahjen Kapuzinerberg në Rheinfelden, do të ketë 270 metra katrorë dhe do të zëvendësojë tjetrën, të ndërtuar më herët, transmeton albinfo.ch. Por, projekti është i diskutueshëm midis banorëve të Rheinfelden-it.

Fqinjët kanë kundërshtuar, me pretekstin se ndërtesa prej betoni nuk përshtatet me pamjen e lagjes Kapuzinerberg. Sipas gazetës fqinjët thonë se cilësia e tyre e jetesës do të dëmtohej jashtëzakonisht shumë nga projekti.

Avokati i një banori që po kundërshton projektin ka thënë për Basler Zeitung se koncepti i zhvillimit hapësinor të Rheinfelden-it parashikonte për lagjen Kapuzinerberg një zonë të qetë, të gjelbër për shtëpi një-familjare, përcjell albinfo.ch. Dhe nuk duket të ketë shumë gjelbërim në projektin e ndërtimit të Shaqirit.

Aplikimi për ndërtimin e vilës është ende në pritje në qytetuin Rheinfelden dhe ende nuk është vlerësuar.