Bankat u shprehën të gatshme të shihen mundësitë e ristrukturimit të këtyre kredive për të prekurit e tërmetit, pa aplikuar kosto shtesë për ta. Spiro Brumbulli thotë se të gjithë duhet të paraqiten në sportele dhe të negociojnë kontratën rast pas rasti, shkruan Klan.
Në një mbledhje të asamblesë që do të zhvillojë të enjten, Shoqata e Bankave do të marrë një plan masash konkret se si do të veprohet me rastet e prekura nga tërmeti.
Të gjithë të prekurit nga tërmeti që kanë një kredi bankare duhet të njoftojnë bankën dhe kompaninë e sigurimit. Nëse kontrata e sigurimit mbulon vetëm vlerën e kredisë së pronës, paratë i takojnë bankës, e cila pasi i merr, mbyll kredinë me individin. Në rastet kur sigurimi është bërë për 100% të vlerës së pronës, shuma që do të merret ndahet mes bankës dhe individit, përcjell Albinfo.ch.