Ekonomi
Bankat po blejnë më shumë ari
Pavarësisht nga ‘oreksi’ i disa bankave qendrore, çmimi i arit ra me rreth 4 për qind gjatë këtij tremujori, duke zbritur në 1 200 dollarë për onz, për të goditur nivelin më të ulët që nga janari 2017
Bankat qendrore anembanë botës kanë rritur shpenzimet e tyre ar në nivelin më të lartë në gati tre vjet, sipas Këshillit Botëror të Arit.
Më shumë se 148 ton ari janë blerë nga bankat kombëtare gjatë tremujorit të tretë, një rritje prej 22 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Blerjet e arit nga ana e bankave shtuan deri në 5.82 miliardë dollarë shpenzimet për metalin e çmuar.
Banka qendrore e Rusisë udhëhoqi listën, duke blerë më shumë se 92 ton ar. Kjo shënoi edhe blerjen më të madhe tremujore të vendit në regjistrat që shtrihen që nga vitit 1993, transmeton ‘Scan’.
Në maj të këtij viti, guvernatori i parë i bankës qendrore ruse, Dimitri Tulin, u tha ligjvënësve në dhomën e ulët të parlamentit se ari ishte ‘një garanci nga rreziqet ligjore dhe politike’, përcjell albinfo.ch.
WGC, një shoqatë jofitimprurëse e prodhuesve kryesorë të arit në botë, tha se blerësit e tjerë të mëdhenj të metalit të verdhë ishin banka qendrore e Turqisë me 18.5 ton, Kazakistani me 13.4 ton dhe India me 13.7 ton.
Në Evropë, bankat kombëtare të Polonisë dhe Hungarisë gjithashtu rritën blerjet e arit. Sipas WGC, kjo e fundit është shprehur se blerja e arit është një mënyrë e mirë për të rritur stabilitetin afatgjatë të rezervave të saj. Ari konsiderohet shpesh si një mbrojtje ndaj çdo rënie vlere të dollarit amerikan.
Pavarësisht nga ‘oreksi’ i disa bankave qendrore, çmimi i arit ra me rreth 4 për qind gjatë këtij tremujori, duke zbritur në 1 200 dollarë për onz, për të goditur nivelin më të ulët që nga janari 2017.
Të dhënat e Këshillit treguan se shitja e fondeve të tregtuara me shkëmbim të arit në tremujorin e tretë rezultoi në shitjen e më shumë se 116 tonë të metaleve të çmuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha