Kosova
Bankat në Kosovë gjatë korrikut kanë miratuar mbi 180 milionë euro kredi
Në bazë të dhënave të raportuara për periudhën e fundit të muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara vetëm për këtë muaj ka shënuar vlerën prej 181.5 milionë euro.
Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, kjo është vlera më të lartë që prej krijimit të sistemit bankar në vend. “Gjashtë mujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve, ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i sektorit bankar është që të vazhdojë të kreditojë ekonominë e Kosovës, duke u mundësuar bizneseve dhe ekonomive familjare që të kenë qasje në financa në këto rrethana kur kërkohet më shumë likuiditet për ekonominë e Kosovës”, tha kryeshefi ekzekutiv i SHBK-së, Petrit Balija.
Shoqata thotë se, të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë, bankat kanë aprovuar, po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro, kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.
Norma mesatare efektive e interesit për kredi ka shënuar rënie të dukshme në vitet e fundit, duke arritur në 6.2 për qind, normë kjo që është në mesataren e rajonit.
Në fund, Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë të ditur se mirëpret aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe apelon te Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt të miratojë këtë ligj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor