Lajme
Bankat mund të ashpërsojnë masat për dhënien e kredive
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen është shprehur se është e mundshme që të bankat të shtrëngojnë masat për dhënien e kredive. Gjatë një interviste për programin “Fareed Zakaria GPS” të rrjetit televiziv CNN, zonja Yellen tha zbatimi i politikave ka çuar në stabilizimin e valës së tërheqjes së parave të depozituara pas dështimit të bankave “Silicon Valley Bank” dhe “Signature Bank” dhe gjendja duket e qetë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
“Bankat ka të ngjarë të tregohen disi më të kujdesshme në këtë mjedis. Tashmë kemi vënë re disa shtrëngime të standardeve të kreditimit në sistemin bankar dhe mund të ketë të tjera në vazhdim”, thotë tutje ajo, përcjellë albinfo.ch.
Ajo tha se masat do të ulnin dhënien e kredive, çka mund të ndikojë tek mos patja nevojë e rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga Banka Qendrore. “Parashikoj një rritje të moderuar dhe vazhdimin e tregut të fortë të punës dhe ulje të inflacionit”, tha ajo, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë