Lajme

UBS do t’ju ndalë dy franga nëse tërhiqni para në bankomat

Banka UBS ka marrë vendim për çdo tërjeqje në bankomat të ndalë 2 franga

UBS ishte një nga institucionet e fundit që nuk ngarkoi klientët e saj kur ata tërheqin para nga ATM-ja e një bankomati, por nga sot kjo praktikë ka mbaruar. Kjo lëvizje duhet të dekurajojë klientët e UBS-së për të përdorur ATM të bankave të tjera.

Kjo, sepse nga përdorimi i saj, për çdo tërheqje nga llogaritë e bankave tjera, do t’ju ndalen 2 franga.

Jean-Raphaël Fontannaz, zëdhënësi i UBS-së hodhi poshtë nocionin e tërheqjeve falas: “Kjo nuk ekziston. Deri më tani, UBS u ka ofruar klientëve të saj tarifat që bankat e tjera nuk i kishin dhe ngarkojnë për këto transaksione. Në kontekstin aktual, ky pozicion nuk është më i qëndrueshëm”, shprehet ai.