Shkurt.ch

Banka UBS me 7.2 miliardë fitim

Viti 2010 ishte i pari, pas vitit 2006, që kjo bankë e përmbylli sërish me fitim

Banka më e madhe e Zvicrës UBS, gjatë vitit që shkoi ka shënuar fitim prej 7.2 miliardë frangash. Si pasojë e krizës financiare të viteve të kaluara, UBS ishte ndarë me humbje të mëdha, kështu që viti 2010 ishte i pari, pas vitit 2006, që kjo bankë e përmbylli sërish me fitim, njofton portali drs.ch.

Në vitin 2009 ajo ishte ndarë me humbje prej 2.7 miliardësh.

Në gjysmën e dytë të vitit 2010, UBS ka fituar më tepër para nga klientët se sa pati humbur më parë. Po ashtu UBS ka zvogëluar bonuset për kuadrot e saj për 10 për qind ose 4.3 miliardë franga.