Lajme
Banka Qendrore e Zvicrës vendos stabilitetin e çmimeve para ndryshimeve klimatike
Kreu i Bankës Kombëtare të Zvicrës ka thënë se Banka qendrore duhet të fokusohet në mandatin e saj të stabilitetit të çmimeve në vend që të përpiqet të futet në politikën e ndryshimeve klimatike.
“Kontributi kryesor i SNB për qëndrueshmërinë e Zvicrës është në stabilitetin e çmimeve”, tha Presidenti Thomas Jordan, shkruan swissinfo.
SNB, ashtu si bankat e tjera qendrore, ka qenë nën presionin e aktivistëve dhe politikanëve për të bërë më shumë për të përshpejtuar gjelbërimin e ekonomisë dhe të sistemit financiar.
Megjithatë Jordan u shpreh se institucionet teknokratike kanë pak fuqi për të ndikuar drejtpërdrejt te konsumatorët dhe investitorët drejt zakoneve më miqësore ndaj mjedisit.
“Shumica dërrmuese e popullsisë zvicerane pajtohet se stabiliteti i çmimeve është i rëndësishëm”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se do të ishte “e vështirë” të merrej një mandat për shqetësimet mjedisore.
SNB u përball me protesta në mbledhjen e saj të përgjithshme vjetore këtë vit, duke bërë thirrje për zgjedhje më të përgjegjshme investimi.
Aktivistët kërkuan që Banka qendrore të përdorë rezervat e saj në valutë prej 700 miliardë frangash për të nxitur qëllimet klimatike, gjë që Jordano i hodhi poshtë ato, duke thënë se mandati i vetëm i Bankës qendrore është stabiliteti i çmimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor