Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Kostot për votimin e diasporës – një pjesë mbulohet nga shteti e pjesa tjetër nga votuesit Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës 2025 shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë...
-
Liridona Makica zgjidhet Sipërmarrësja e Vitit 2024 nga Swissalbs
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshja e re e punës për pilotët e Edelweiss do të hyjë në fuqi këtë vit Marrëveshja kolektive e punës (CLA) e saponegociuar për stafin e kabinës së linjës ajrore Edelweiss, do...
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut nuk dëshiron zbritje tatimore për kostot e qirasë
-
Nuk arrihen synimet e qeverisë zvicerane për veturat elektrike
-
Murat Yakin pas humbjes nga Spanja: Nëse Xhaka mungon, nuk ka zgjidhje
-
Lojërat Paralimpike, Zvicra merr 21 medalje