Zhvillim

Banka Evropiane, program bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor

Programi synon përgatitjen e këtyre bankave qendrore për anëtarësim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (ESCB)

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur sot një program bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë (BSH), Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Për këtë program, Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë 500 mijë euro nga fondet e Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit.

Programi synon përgatitjen e këtyre bankave qendrore për anëtarësim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (ESCB), pasi ekonomitë përkatëse të kenë përmbushur kërkesat për anëtarësim në BE, shkruan telegrafi.com.

Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadrin e programit, do të përgatiten raporte për vlerësimin e nevojave për BSH-në dhe BQK-në, duke identifikuar progresin e mëtejshëm që duhet bërë për përmbushjen e standardeve të BE-së për bankat qendrore.

Më tej, programi do të analizojë përparësitë për forcimin e mëtejshëm të BPRM-së, pas vlerësimit të nevojave të funksioneve të BPRM-së, i cili u krye gjatë viteve 2012-2013.

Në themel të këtij programi bashkëpunimi, Raporti i parë i Ndërmjetëm u nënshkrua sot në Tiranë nga YvesMersch, anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Ardian Fullani, Guvernatori i BSH-së, Bedri Hamza, Guvernator i BQK-së, Fadil Bajrami, Zëvendësguvernator i BPRM-së dhe CliveRumbold përfaqësu es i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.