Lajme
Banka Botërore: Vaksina, motori i ekonomisë
Banka Botërore vendos vaksinën si kryefjalën e vitit 2021 në funksion të rritjes ekonomike.
Në raportin e perspektivës globale, Shqipëria avantazhohet në rajon për dy aspekte siç janë turizmi dhe reformat e shpejta që duhet të kryejë për hyrjen në Bashkimin Europian.
Ekonomia botërore pritet të rritet me 4% në vitin 2021 dhe Banka Botërore i jep avantazhin e madh vaksinës, për rindezjen e motorëve ekonomikë në të gjitha vendet që kaluan në recesion, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch
Raporti i perspektivës globale vlerëson se me vënien në kontroll të pandemisë, shtetet do të heqin masat kufizuese, çka do të rikthejë edhe besimin e biznesit dhe konsumatorit.
Në kapitullin për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi të kenë rritjen më madhe në rajon, përkatësisht 5.1 dhe 6.1%.
Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të përshpejtohen nga reformat strukturore për të hyrë në Bashkimin Europian. Rajoni pret të përfitojë edhe një paketë investimesh nga BE.
Përpos vaksinës dhe rikthimit të stabilitetit politik, për Shqipërinë, në raport thuhet se rritja do të nxitet edhe nga reformat që Bashkimi Europian ka lënë si detyrë për integrimin.
Për vitin që lamë pas, kur vendi hyri në recesion dhe për shkak të pandemisë mijëra aktivitete dhe vende pune u mbyllën, Banka Botërore vlerëson se tkurrja ekonomike mbërrin në -6.1 për qind, shifër kjo e njëjtë me atë që ka raportuar edhe qeveria shqiptare.
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri
2019 2.2
2020 -6.1
2021 5.1
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor