Zhvillim
Banka Botërore: Shqipëria po plaket
Një raport i Bankës Botërore thotë se Shqipëria është një nga vendet me rënien më të shpejtë të lindshmërisë në Evropë.
Në raportin e titulluar “Plakja e artë” thuhet se në vitin 1970 në Shqipëri lindnin mesatarisht 5 fëmijë për një grua. Por, në vitin 2012 shifra zbriti poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë, që është nën 2 fëmijë për grua. Sipas Bankës Botërore, kjo është një rënie dramatike, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Top Channel, në Francë u deshën dy shekuj që lindshmëria të binte nga 5 fëmijë për një grua, nën normën e zëvendësimit të popullsisë. Në Shqipëri kjo ndodhi vetëm për 34 vjet.
Sipas Bankës Botërore, kjo është rënia e tretë më e shpejtë e lindshmërisë që është regjistruar ndonjëherë në historinë botërore, pas Republikës së Koresë dhe Rusisë.
„Bashkë me emigrimin masiv, ulja e lindshmërisë po shkakton plakjen e shpejtë të popullsisë në Shqipëri“, thuhet në raport.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2012 mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri ishte 35.7 vjet. Por sipas BB-së, në vitin 2016 “shqiptari mesatar” do të jetë 47.5 vjeç.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik