Ukraina
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës arrin shifrën 411 miliardë dollarë

Banka Botërore në një vlerësim të përditësuar ka shprehur se rindërtimi i Ukrainës arrin koston 411 miliardë dollarë.
Kjo është 2.6 herë më e lartë se PBB-ja e vlerësuar e vendit në vitin 2022. Sipas Bankës Botërore shifra totale e rindërtimit të vendit pas luftës përfshin rreth 135 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta, kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë. Pjesa më e madhe e dëmeve është përqendruar në rajonet lindore të vijës së parë, duke përfshirë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.
Vlerësimi i përditësuar i kostos mbulon dëmet e shkaktuara në periudhën njëvjeçare pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Ai shënon një rritje nga vlerësimi i bankës prej 349 miliardë dollarësh në qershor 2022.
“Shuma e dëmeve dhe nevojave për rikuperim aktualisht nuk përfshin të dhëna për humbjen e infrastrukturës, banesave dhe bizneseve në territoret e okupuara”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke iu referuar zonave të kontrolluara nga trupat ruse. “Kur forcat e mbrojtjes t’i lëshojnë, presim që të dhënat të plotësohen dhe qeveria të fillojë menjëherë punën e restaurimit në këto territore”.
Kostoja e rindërtimit është një vlerësim i përbashkët i bërë nga qeveria e Ukrainës, Grupi i Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, raporton BBC.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët