Kosova
Banka Botërore ndihmon Kosovën me 50 milionë euro
Këto para janë destinuar për zhvillim të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore pas krizës së pandemisë
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, që do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Ky financim, në vlerë prej 50.6 milionë euro (ekuivalent me 56.4 milionë dollarë), mbështet prioritete të përzgjedhura nga Programi i Qeverisë për periudhën 2021–2025”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore në Kosovë.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci ka thënë se këto reforma do të mbështesin Qeverinë e Kosovës për rritje më të qëndrushme përtej recesionit të shkaktuar nga COVID-19.
“Reformat e përkrahura nga ky operacion do të mbështesin Qeverinë e Kosovës në rrugëtimin për rritje më të qëndrueshme përtej recesionit të shkaktuar nga COVID-19”, ka thënë Paolucci.
Në njoftim bëhet e ditur se pandemia ishte një barrë e rëndë për pozicionin fiskal të Qeverisë në dy vitet e fundit duke shtuar se autoritetet duhet të bëjnë adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë.
“Pandemia ishte një barrë e rëndë për pozicionin fiskal të qeverisë në dy vitet e fundit. Në rrugën përpara, dhe pas një ringjalljeje të fortë të rritjes ekonomike në vitin 2021, do të jetë e rëndësishme që autoritetet të ruajnë dhe të konsolidojnë politikën fiskale për të siguruar hapësirë të duhur për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Në këtë kontekst, FPZH do të mbështesë masat që synojnë përmirësimin e transparencës fiskale, me synimin e rritjes së qëndrueshmërisë në periudhë afatmesme”, thuhet në raport, përcjell Albinfo.ch.
Sektori privat sipas bankës, mbetet nën nivelin e pritur sa i përket vendeve të punës e rritjes së produktivitetit dhe se FPZH-ja do të mbështesë disa masa për të përmirësuar zhvillimin e sektorit privat.
“Sektori privat në Kosovë mbetet nën nivelin e pritur sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së produktivitetit. Ndër faktorët kufizues janë barra dhe pasiguria rreth kuadrit rregullativ, numri i lartë i kërkesave për licencim dhe inspektime biznesi, furnizimi jo i duhur me energji, dhe kuadri i paplotë ligjor për tregtinë elektronike, përfshirë këtu identifikimin elektronik. FPZH do të mbështesë një sërë masash [të Qeverisë] për të përmirësuar mjedisin mbështetës për zhvillimin e sektorit privat”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih