Lajme
Banka Botërore, me parashikime të zymta për ekonominë
Raporti i vjeshtës, i përpiluar nga Banka Botërore, i ka ulur edhe më tej parashikimet për rritje ekonomike në plan afatmesëm. Numrat flasin për vite të vështira në planin ekonomik që pritet të rëndojnë ekonomitë lokale, të cilat megjithatë do të rriten, por vetëm minimalisht në vitet e ardhshme. Maqedonia e Veriut është nën rrezikun e stagflacionit, prandaj BB sugjeron që shteti të fillojë të zbatojë premtimet për reforma.
Kriza energjetike, inflacioni dhe lufta në Ukrainë konsiderohen si faktorë që do të vijojnë të mbeten kyç për stagnimin ekonomisë. Të paktën deri në vitin 2025, kur pritet që të rikthehet trendi i rritjes ekonomike sikurse para pandemisë, me theks tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Raportin “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, të publikuar së fundmi, BB vëren se pritjet janë që Ballkani Perëndimor mesatarisht të ketë rritje ekonomike për 3.4 për qind në vitin 2022, 2.8 për qind në vitin 2023 dhe 3 për qind në vitin 2024. Banka Botërore parashikon inflacion rekord në vitin 2022, ndërsa për vitet 2023 dhe 2024 inflacioni do të vazhdojë, por në parametra njëshifrorë. Inflacioni prek më shumë të varfrit dhe, si rrjedhjë, parashikohet stagnim në trendin e uljes së shkallës së varfërisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Potenciali i rritjes në rajon vazhdon të varet nga nevoja për reforma strukturore për rritjen e produktivitetit, rritjen e konkurrencës, investimi në kapitalin njerëzor dhe fuqizimin e qeverisjes së mirë”, thuhet në Raport./koha.mk
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?