Shqipëria
BB: Mbi 90 për qind e shqiptarëve rrezikohen nga sëmundjet kronike
Një studim i fundit i Bankës Botërore mbi shëndetësinë tërheq vëmendjen se pjesa më e madhe e popullsisë globale kërcënohet nga sëmundjet kronike, jo të transmetueshme.
Çdo vit në gjithë botën, 15 milionë njerëz vdesin para moshës 70-vjeçare nga këto sëmundje kronike, ku futen ato kardiovaskulare, tumoret, diabeti dhe mbipesha. Sigurisht që dhe vendi ynë nuk bën ndryshim nga kjo tendencë.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, mbi 93 për qind e shqiptarëve janë të rrezikuar nga këto sëmundje, kjo është panorama në gjithë rajonit. Serbia me 94.6 për qind, Maqedonia me 95.3 për qind, Bosnjë e Hercegovina me 94.5 për qind, kurse në Greqi preken 86.2 për qind e popullsisë.
Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Problemi kryesor është kequshqyerja me të dyja anët, urinë dhe mbipeshën. Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje.
Banka Botërore sugjeron një seri ndërhyrjesh, siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme, më shumë sheshe lojërash nëpër shkolla dhe zona banimi, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?