Kosova
Banka Botërore: Kosova të krijojë mjedis të favorshëm për sektorin privat dhe vende pune
Kosova duhet të përmirësojë produktivitetin, të adresojë pengesat në infrastrukturë, të krijojë një mjedis që është më i favorshëm për sektorin privat dhe të investojë në njerëzit e vet.
Kështu thuhet në mesazhin e Bankës Botërore pas takimit të zëvendëspresidentes Anna Bjerde me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë, duke shtuar se Kosova duhet të krijojë vende pune me cilësi të lartë.
“Që Kosova të ketë vazhdimisht rritje ekonomike të fortë, të qëndrueshme dhe që krijon vende pune me cilësi të lartë, vendi duhet të përmirësojë produktivitetin, të adresojë pengesat në infrastrukturë, të krijojë një mjedis që është më i favorshëm për sektorin privat dhe të investojë në njerëzit e vet”, tha Bjerde.
Ajo gjithashtu ka diskutuar sfidat socio-ekonomike me një grup të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës.
“Me presionet e vazhdueshme të inflacionit, ndikimin e luftës në Ukrainë në ekonomitë anembanë botës dhe masat fiskale të varfëruara ndaj pandemisë COVID-19, përvoja botërore tregon qartë rëndësinë e politikave të mbrojtjes sociale të synuara mirë dhe fiskalisht të qëndrueshme për të mbrojtur më të varfrit dhe më të cenuarit”, ka theksuar ajo.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Bjerde ka vizituar ish-minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës për të mësuar për sfidat mjedisore të Kosovës, po ashtu ka vizituar edhe Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut.
Banka thotë se ka filluar procesin e përgatitjes së Kornizës së re të Partneritetit me Vendin (CPF) për Kosovën për periudhën 2023-2027, e cila do të parashtrojë objektivat kryesore zhvillimore që do të mbështeten.
Në maj 2022, portofoli aktiv i huadhënies së Bankës Botërore arriti 379.55 milionë dollarë amerikanë, në 11 projekte në fushat e energjisë, bujqësisë, ujit, shëndetësisë, konkurrueshmërisë, financave, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ndihmës sociale dhe reformës së kadastrës.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit