E-Diaspora
Bandilli shqiptar rrëmben zemrën e vajzës nga Lihtenshtajni, më pas ajo ndryshon seksin
Martesë për dokumenta ose një storie e sinqertë dashurie?, pyet fillimisht media e Lihtenshtajnit, vaterland.li.
Gjykata duheshte dje të vendoste për një martesë fiktive. Të pandehurit ishin një nënë, vajza e saj dhe ish burri i saj – duke u akuzuar se përmes martesës fiktive kishin mundësuar lejeqëndrimin.
“Kur e pashë atë, rrash në dashuri me shikim të parë,” tha e pandehura dje (e mërkurë) përpara Gjykatës. Kjo deklaratë kaq romantike, më së voni duhet të shqyrtohet për martesë fiktive.
Kthim në korrik 2014: E pandehura, një vajzë e re nga Lihtenshtajni, kalonte sëbashku me nënën e saj pushimet verore në Greqi, ku jetonte gjyshja e saj. Në hotel ajo njohu një kamarier me të cilin filloi ta kalonte natën dhe të shkonin sëbashkë në det. Aty i përjetoi edhe marrëdhëniet e para seksuale, përcjell albinfo.ch.
Në gusht ajo udhëtoi përsëri drejt Greqisë, ndërsa në nëntor bandilli vizitoi atë në shtetin e vogël alpik. Dhe këtu erdhi oferta për martesë – “pa asnjë ndruajtje ai më pyeti mua, nëse do martohesha me të,” tha e pandehura.
“Ajo kërkonte që unë të vija drejt Lihtenshtajnit, dhe kjo ishte e qartë se ne do martoheshim,” kujton bandilli shqiptar, që e njohu vajzën në Greqi, ku punonte prej shumë vitesh. Për dëshmitarë ata morrën nënën e vazjës dhe mikeshën e saj.
Një “po” pa puthje
Korrik 2015: Në Zyrën e Gjendjes Civile në Vaduz ndodhi përfundimisht kurorëzimi i çiftit. Pas asnjë kontakt fizik, bile pa asnjë puthje, ata u larguan nga zyra. Por ata kishin marrë unaza, të cilat nuk ishin të njëjta dhe nuk dihet nëse ishin blerë në Austri ose Zvicër.
Shkurorëzimi dhe ndryshimi i gjinisë
Shkurt 2016: E pandehura fillon një terapi te një psikologe. “Në rolin e bashkëshortes, kam kuptuar dhe menduar shpesh se me mua nuk shkon diçka,” thotë ajo, që tetë muaj më vonë fillon edhe trajtimin hormonal. Së fundi ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, në ndërkohë kishte përfunduar edhe transformimin trupor.
Me fillimin e trajtimit hormonal, burri i saj duheshte ti dërgonte një shishe venë: “I tregova atij, se fillova të transformohesha në burrë – të ndryshoj gjininë.” Me këtë ajo lëndoi atë – “ai u shokua”.
Marrëdhënia mes tyre u ftoh – vajza e re thotë se “kisha një dhimbje të madhe” por nuk mund ta detyronte “që ai të bëhej homoseksual”. (Bsf)
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind