Zhvillim
Banalizimi i korrupsionit, kamxhik kundër shpresës së rinisë kosovare*
Për të qenë në krye të një agjencie publike, nuk duhen diploma apo procedura specifike, mjafton të kesh miratimin e “shefit të shefave”. Përgjimet telefonike të zbuluara nga faqja e Insajder-it tregojnë se si një parti arrin të privatizojë institucionet shtetërore dhe publike të një vendi, duke përbuzur pamëshirshëm drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Falë […]
Për të qenë në krye të një agjencie publike, nuk duhen diploma apo procedura specifike, mjafton të kesh miratimin e “shefit të shefave”. Përgjimet telefonike të zbuluara nga faqja e Insajder-it tregojnë se si një parti arrin të privatizojë institucionet shtetërore dhe publike të një vendi, duke përbuzur pamëshirshëm drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Falë këtyre përgjimeve, paraqiten hijet shkatërruese të disa liderëve në pushtet të Kosovës. Dhe, ajo që ne si diasporë kuptojmë është fakti se kemi të bëjmë me njerëz që kanë personifikuar pothuajse zyrtarisht të drejtën mbi të tjerët. Por, ajo që tronditi veshin e diasporës, kryesisht demokratike dhe idealiste, është përsëritja e pafund e veprimeve për interesat personale të kryera nga “shefi i shefave”. Aty shihet sa thellë i ka mbjellë rrënjët fuqia partiake në pushtet. Shumë shpejt kuptohet se sa larg mund të shkojnë format ndërhyrëse dhe ndikimet e drejtpërdrejta në punën e parlamentarëve dhe sa pak vend ka rinia kosovare për shpresë të përmirësimit të situatës.
Faqja e Insajder-it zbuloi një serë përgjimesh që tregojnë se si Partitë në pushtet dhe njerëzit e tyre i kanë sëmurë institucionet e ndryshme publike të Kosovës, siç janë ato të policisë, drejtësisë, arsimit, madje edhe të mediave apo të diplomatëve ndërkombëtarë. Me të tjera fjalë, Insajder i dha dëshminë opinionit se sa i përditshëm dhe i “frytshëm” është korrupsioni në Kosovë, dhe sa shumë është e ndrydhur ardhmëria e rinisë nga shtytjet e dëshirave, shpikjeve dhe kapricieve të shtresës politike në fuqi.
Fatmirësisht, zemërimi i qytetarëve nuk po mungon brenda dhe jashtë vendit, ajo veçsa po shkon duke u rritur, por kjo përhapje kufizohet në rrjetet sociale. Edhe pse shumica vazhdon protestën e saj, duke u shprehur pa dorëza në rrjete sociale, asnjë veprim masiv nuk mund të theksohet. Si është e mundur?
Tashmë e kuptuam se afera “Pronto” ilustron frymën e kësaj qeverie e cila u bë tema e skandalit. Por, nuk është hera e parë që personalitetet politike kosovare vazhdojnë veprimet e tyre pavarësisht faktit së gëzojnë një imazh politik të dëmtuar. Akuzat kundër tyre, dhe kundër klanit të tyre, janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit, duke bërë skandal mediatiko-politik. Edhe pse me këtë rast e gjithë klasa politike në fuqi është bërë shembull i mosintegritetit moral dhe politik, shembull i përsosjes së akteve të korrupsionit, të keqpërdorimit të pushtetit dhe nepotizmit që përfshin shoqëruesit e tyre personalë, nuk vështrojmë ndonjë lëvizje themelore të popullatës kosovare.
Diaspora, me shumë padurim, po pret të shohë popullatën në rrugë, duke brohoritur “Mjaft” sikur se ajo në Spanjë. Por, asgjë …komentatorët, analistët shumojnë reagimet e tyre, por ku ka mbeturur popullata, ajo që mund të kërkojë çelësat. Ndoshta është e mbyllur para ekranit të Facebook-ut, duke bërë luftë virtuale, duke u dëshmuar të akuzuarve se asgjë nuk rrezikojnë përveç një komenti të mllefosur.
Ky banalizim i korrupsionit do të ushqejë gjithnjë e më shumë bindjen se në Kosovë ryshfeti është një mënyrë efikase për të zgjidhur problemet. Metodat e klikës politike në pushtet pëshpëritin çdo ditë e më shumë se vetëm me korrupsion mund të kapërcehen pengesat burokratike, profesionale dhe financiare. Si mund të shpresojmë të çrrënjosim korrupsionin kur ai ka pushtuar edhe nëndijen e qytetarëve ? Korrupsioni në gjirin e qeverisjes kosovare po gërmon gjithnjë e më shumë rrugën e banalizimit të tij, për shkak të mungesës së vullnetit politik për t’u përballur me këtë murtajë që rrënon ekonominë.
Kur gjithë diaspora, ashtu si dhe popullata në vend zbuloi përgjimet, lindi shpresa se ndoshta tema e korrupsionit do të ketë të bëjë me një replikë të fortë në debatin publik me paraqitjen e një lëvizjeje masive të popullatës. Lindi shpresa se ndoshta paqëndrueshmëria e sigurisë ekonomike dhe sociale në Kosovë nuk do të durohet më. Mos, vallë, do të shkrepë epoka e denoncimit dhe protestës së rendit. Një protestë kundër një sistemi të dominuar nga loja e interesave personale, e skllavërimit dhe plaçkitjes së burimeve të vendit. Mos, vallë, po i afrohemi fazës së vëzhgimit dhe vlerësimit të realiteteve lokale. Mos, falë këtyre përgjimeve qytetarët do të ngrihen në këmbë për të luftuar pushtetin e pasluftës, i cili karakterizohet në thelb nga abuzimi i pushtetit, paaftësia, korrupsioni i urdhrave administrativë, rënia e vlerave socio-ekonomike dhe morale.Shtrembërimi i shoqërisë është ilustrimi i shtrembërimit të udhëheqësve të saj, kur ajo nuk është pasojë.
Përgjimet janë tregues të gjendjes kaotike të vendit. Të gjithë denoncojmë fuqishëm natyrën autokratike të sistemit të vendosur nga pushteti akutal, një sistem i cili gjithnjë e më shumë po shëmton shpresën e rinisë kosovare. Pakujdesia karakterizon elitën në pushtet, një elitë e zhytur në një prirje patologjike për plaçkitjen e fondeve publike dhe burimeve të të gjithë vendit. Por, pa lëvizje masive të rinisë, veç sa po i lëshon vend kësaj elite të papërgjegjshme që gjithnjë e më shumë po i bie kamxhik shpresës së këtij brezi në pritje.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?