Kuriozitete

Banakierja 100-vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë

Për të mbajtur veten në formë, 100-vjeçarja thotë se u ka ikur frutave dhe qumështit, për të cilat ekspertët thonë se ndikojnë në sistemin hormonal trupor

Një banakiere 100-vjeçare nga Franca ka treguar sekretin e saj të jetëgjatësisë: Pa qumësht dhe pa fruta – por me pije alkoolike, në masë të kontrolluar.

“Nëse do të isha një person që do të pija shumë, nuk do të isha këtu. Por këtë e shes”, ka thënë Marie-Lou Wirth që nisi punën e shërbimit të pijeve që kur ishte 14-vjeçare.

Për të mbajtur veten në formë, 100-vjeçarja thotë se u ka ikur frutave dhe qumështit, për të cilat ekspertët thonë se ndikojnë në sistemin hormonal trupor, transmeton Albinfo.ch.

“Mos hani kurrë fruta dhe mos pini kurrë qumësht apo jogurt”, ka thënë ajo për BBC-në, pa shpjegime të tjera. “Unë pi ujë me bukë. Dhe ndonjë gjë tjetër alkoolike… por në masë”.

Wirth vazhdon të punojë në barin e saj dhe thotë se këtë do ta bëjë deri në momentet e saj të fundit.