Uncategorized
Balotazhi në 19 komuna mbahet më 19 nëntor
Pas procesit zgjedhor për pushtet lokal, të mbajtur më 22 tetor në Kosovë, rezultatet preliminare tregojnë se disa nga komunat e Kosovës, do garojnë edhe për një raund tjetër zgjedhor.
Sipas rezultateve aktuale, 19 komuna do të shkojnë në balotazh. Për balotazh kandidatët kanë të drejtë fushate për vetëm pesë ditë, përcjell albinfo.ch.
Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind, plus një votë, të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.
Kështu në Komunat më të mëdha të Kosovës do të ketë balotazh, gjë që bën që të ketë një garë shumë interesante më 19 nëntor.
Nga 1,890,952 qytetarë me të drejt votë në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?