Zhvillim
Ballkani ende larg politikave për energjitë e ripërtërishme
Konferenca për energjitë e ripërtërishme në Ballkan, organizuar nga albinfo.ch ka arritur të mbledhë një numër impozant të ekspertëve, përfaqësuesve të institucioneve vendimmarrëse në këtë fushë dhe ka hedhur dritë mbi sfidat para të cilave gjenden shoqëritë e Ballkanit sa i përket energjisë dhe mbrojtjes së ambientit.
A është luks për Ballkanin zhvillimi i konceptit të energjive të ripërtërishme në raport me nevojat më emegjente që kanë shoqëritë e atjeshme apo është pikërisht e kundërta, kur dihen përmasat shkatërruese që ka marrë në Ballkan abuzimi me rsurset natyrore, ishte një ndër pyetjet që kjo konferencë u përpoq t`i jipte përgjije.
Çështja e energjive të ripërtërishme në Ballkan, gjatë punimeve të kësaj konference është kapur nga të thuash të gjitha aspektet. Është prezantuar aty me të dhëna nga dora e parë, gjendja, kryesisht e rëndë që mbretëron në këtë fushë, resurset që ekzistojnë për ta zhvilluar, mbështetja nga ana e Zvicrës në atë drejtim dhe qëndrimi i institucioneve bankare për të financuar një zhvillim të tillë.
Punimet janë zhvilluar në tri panele me tema të veçanta dhe një tryezë e rrumbullakët në përmbyllje.
Në panelin e parë është rrahur tema “Energjia e ripërtërishme dhe efiçenca e energjisë në Ballkan” në të dytin “KnowHow i Zvicrës për zhvillimin në Ballkan” ndërsa paneli i tretë ka trajtuar temën “Angazhimi i diasporës për zhvillim të qëndrueshëm”. Të gjitha këto tema pastaj janë trajtuar edhe në tryezën e rrumbullakët ku kanë marrë pjesë personalitete kryesisht nga sfera vendimmarrëse.
Duke folur në panelin e parë, Dominic Heret nga Fondi Green for Growth (GGF) ka prezantuar synimet që ka organizata për zvogëlimin e shpenzimit të energjisë në shkallën deri 20% dhe për zvogëlimin e misioneve të CO2.
Ai ka përmendur se GGF ka punuar në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe në vende të Evropës së lindjes por ende jo në Kosovë.
GGF mbështet projektet për prodhimin e energjisë solare, hidrocentralet e vogla, përdorimin e biogazit, fermat e vogla të energjisë me erë, energjinë gjeotermale etj. Hereth pastaj, në një prezantim të thukët ka sqaruar mënyrat e financimit të këtyre projekteve nga fondi që përfaqëson, kushtet që duhen plotësuar etj. Ai ka theksuar se favorizohen projektet me madhësi dhe kosto mesatare.
Sa kushton (mos)izolimi i shtëpive tona në Kosovë
Mathias Regli, nga AF Consult, në cilësinë e zëvendësdrejtorit për hidroeeergjinë, në panelin e dytë është marrë me projektet e zhvilluara në vende të ndryshme të Ballkanit për stimulimin e energjisë së përfituar nga hidrocentralet. Në këtë kontekst pjesa më e madhe e angazhimit që ai ka prezantuar ka qenë e lidhur me hidrocentralet në Shqipëri. Regli i ka bërë një analizë gjendjes në këtë fushë duke theksuar nevojën për investime në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të hidroenergjisë në Ballkan, si një trajtë e energjive të ripërtërishme.
Një temë interesante e kanë prezantuar arkitektët zviceranë Guilliame de Morsier dhe Valentin Kunik. “Energy efficient buildldings in the Balkans” (ndërtesat me energji eficiente në Ballkan) ka marrë për trajtim ndërtimet në Kosovë dhe mungesën e konceptit të kursimit të energjisë në kuptim të izolimit dhe shfrytëzimit të formave më eficiente të ngrohjes së shtëpive të banimit.
“33% e energjisë në Kosovë konsumohet nga amvisnitë, ngrohja në fshatra bëhet 100% me dru, me ç`rast një amvisni shpenzon 10 metra kub dru”, konstatojnë dy autorët e studimit të realizuar me mbështetjen e SECO-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) . Ata pastaj kanë bërë krahasime në mes të ndërtimeve në Kosovë dhe atyre në Zvicër sa i përket mënyrës së lidhjes me burimet e energjisë, eficiencës së shfrytëzimit të tyre etj. Duke pasur parasysh se dallimet janë të mëdha, ata propozojnë zgjidhje të mesme për Kosovën dhe Ballkanin. Izolimi i shtëpive, përdorimi i paneleve për energji solare për ngrohje të ujit nëpër shtëpi etj. janë disa nga mundësitë në këtë drejtim.
Müller: Duke u përpjekur të kursejmë, ne në afat të gjatë në fakt shpenzojmë më shumë
Në tryezën e rrumbullakët, të mbajtur në përmbyllje të konferencës, të drejtuar nga publicisti Roland Meige kanë marrë pjesë Mustafë Hasani, zëvendësministër i në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Jan Brown nga Banka Evropiane për Zhvillim, për Evropën Juglindore, Geri Müller, deputet nacional nga partia e gjelbër, Guy Bonvin, udhëheqës i resorit për financime në infrastrukturë nga SEO, dhe Aziz Pollozhani, profesor në Universitetin e Tetovës, ish ambasador i Maqedonisë në selinë e OKB-së, Gjenevë.
Angazhimi i deputetit të gjelbër, Geri Müller në ketë tryezë shkonte drejt nevojës për ngritjen e vetëdijesimit në Ballkan për ruajtjen e ambientit si një pasuri që do t`ua lëmë gjeneratave të reja. “Kam qenë në Kosovë dhe e njoh gjendjen e ambientit atje. Ka shumë punë për tu bërë por nëse nuk punohet sot atëherë problemet u lihen gjeneratave që vijnë. Po kështu shfrytëzimi i energjisë pa kritere që bëhet atje paraqet rrezik për ambientin. Në Kosovë ka shumë linjit. Ju mund ta shfrytëzoni sot atë por nesër nga kjo do të kemi telashe në ambient dhe gjendjen shëndetësore të njerëzve. Pastaj çfarë duhet të bëhet kur linjiti të shpenzohet”, ka pyetur Müller, duke vënë theksin në nevojën për shfrytëzimin e energjive të ripërtërishme. Në realitetin e sotëm, në Kosovë dhe në Ballkan shpenzohet më shumë energji duke synuar të kursehen mjetet, ka thënë ai, duke folur për mos izolimin e shtëpive me arsyetimin se ai do të kushtonte shtrenjtë. Në fakt, kështu në afat të gjatë do të kenë shpenzime shumë më të larta.
Bonvin (Seco): Kosova, për energjinë duhet të bisedojë me fqinjët. Këtë e kërkon gjeografia”
Guy Bonvin nga Seco është angazhuar për ngritjen e efiçencës së energjisë ë Ballkan dhe në Kosovë, duke thënë se atje energjia kushton proporcionalisht shumë më shtrenjtë se në Zvicër. Sipas tij, kosovarët duhet që për zgjidhjen e problemeve në energji të mbështeten më shumë në bashkëpunimin me fqinjët, por edhe në përvojën dhe financat e diasporës. “Kosova është vend i vogël dhe për sfidat me energjinë duhet të bisedojë me fqinjët. Këtë e kërkon gjeografia”, ka thënë Bonvin.
Ndërsa zëvendësministri kosovar për zhvillimin ekonomik , Ramadan Hasani ka thënë në fjalën e tij të mbajtur në tryezë se promovimi i eficiencës dhe burimeve të ripërtritshme të Energjisë në Kosovë bazohet në një Strategji të Energjisë 2009-2018, dhe se autoritetet kosovare kanë zhvilluar kornizën e nevojshme ligjore për këto fusha.
Mysafiri nga Kosova tha se vendi i tij ka burime të ripërtërishme të shfrytëzueshme për prodhimin e energjisë elektrike, dhe ato janë Lumbardhi, Radavci, Dikanci, Burimi dhe Hidrocentrali i Ujmanit.
Sa i përket kapaciteteve të planifikuara të energjisë elektrike sipas zëvendësministrit Hasani deri në vitin 2020, parashikohet të përfitohet 240 MW energji nga hidrocentralet.
„Energjia nga era është parashikuar të ketë kapacitet të instaluar 150 MW, energjia fotovoltalike 10 MW dhe energjia nga biomasa 14 MW. Kapacitetet e instaluara të energjisë së ngrohjes, në vitin 2020 parashikohen të jenë: Energjia gjeotermale 10 MW, Energjia diellore 70 MW dhe energjia nga biomasa drusore prej druri të zjarrit prej 264.5 ktoe”, tha zëvendës ministri Hasan në panelin e folësve të konferencës së Bernës për Energjitë e Ripërtërishme në Ballkan.
Jan Brown, nga Banka Evropiane për Zhvillim, për Evropën Juglindore, i stacionuar në Beograd ka sqaruar vështirësitë që paraqiten sa i takon financimit të projekteve për energji të ripërtërishme në Ballkan. Duhet ditur fundja se banka, si institucion financiar që është financon vetëm projektet që kanë potencial pe¨r ë kthyer mjetet, ka thënë veç tjerash Brown.
Panelisti nga Maqedonia, Aziz Pollozhani ka vënë theksin në mbitheksimin që sipas ij i bëhet aspektit politik kur bëhet fjalë për Ballkanin. “Duhet thënë se segmenti politik është i pranishëm jo vetëm në Ballkan por edhe kudo tjetër. Të përmendim me këtë rast varshmërinë që ka Evropa perëndimore ose Gjermania nga gazi i Rusisë etj.”, ka tërhequr vërejtjen Pollozhani. Ai po ashtu ka bërë paralele në mes të çmimit të energjisë në Kosovë dhe atij në Zvicër, që në raport me fuqinë blerëse të dy vendeve respektive, del shumëfish më i shtrenjtë në Kosovë.
Schneeberger: Turbinat e erës në Kosovë ende nuk prodhojnë energji
Stefan Schneeberger nga Nek Umwelttechnik ka prezantuar projektin e bërë për energjinë me erë në Kosovë. Ai ka folur për potencialet që ekzistojnë në këtë drejtim dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre. Fuqia e erës në vende të caktuara në Kosovë është optimale për ndërtimin e parqeve për turbina të erës. I pyetur nga albinfo.ch Schneeberger thotë se mundësitë në këtë drejtim janë optimale. “Ne kemi bërë studimin për një park me turbina të erës në Zatriq të Rahovecit, ku kushtet për përfitimin e energjisë janë shumë të mira. Dhe sikur sot të fillonim zbatimin e projektit, ai o të ishte i gatshëm pas dy vitesh”, thotë Schneeberger. Mirëpo sikurse në shumicën e rasteve edhe këtu puna çalon në financimin e projektit. “Kemi një iniciativë nga një grup i bizneseve lokale për ta financuar atë pjesërisht dhe pjesën tjetër ndonjë institucion financiar, por aktualisht ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, sqaron Schneeberger. Ndryshe ai thotë se me gjithë nismat e kohëpaskohshme, në Kosovë ende nuk prodhohet energji nga era. “Disa turbina ere që shihen nga Aeroporti i Prishtinës (në Golesh) nuk funksionojnë dhe duket se nuk janë vënë ndonjëherë në funksion deri më tash”, plotëson ai.
Rexhep Gashi: Diaspora nuk po konsultohet
Potenciali i ekspertëve shqiptarë të energjisë që janë shkolluar në Zvicër nuk është shfrytëzuar nga institucionet e Kosovës. Kështu mendon Rexhep Gashi, kryetar i Albanian Engineering of Switzerland (AES).
„Ne kemi fatin që në mesin tonë kemi inxhinierë shqiptarë nga Kosova dhe rajoni që janë shkolluar në Zvicër pikërisht për energjitë e ripërtërishme.Ekspertët që vijnë nga Ballkani dhe janë të shkolluar në Zvicër merren me projekte të ndryshme, si në trajtim të mbeturinave, tranport me 0 për qind ndotje, të energjisë gjeotermike etj.”, tha Gashi.
„Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me shumë kompani dheme donatorë të ndryshëm si SECO, dhe të tjerët. Ne nuk shkojmë për të trokitur nëpër dyert e kompanive private për të marrë projekte. Ne jemi në shërbim të qytetarëve të Ballkanit dhe të Kosovës, tha Rexhep Gashi.
Ai ka përmendur një projekt të filluar nga AES në Suharekë por që kishte dështuar krejt në fund
„Studimi i të gjitha projekteve të rigjenerimit të energjisë në Kosovë mund të bëhet nga ekspertë të rajonit. Ata që iniciojnë projektet duhet të vijnë nga Kosova e që duhet të gjejnë mbështetjen e inxhinierëve në Zvicër. Projektet inicohen zakonisht nga komuna, qeveria duke kërkuar ndihmë nga inxhinierët”, thekson Gashi.
„Kosova ka potencial. Projekte ka sa të duash, fonde sa të duash mungon koordinimi. Nëse keni një projekt nuk keni idenë se ku duhet të drejtoheni në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk e stimulon rrjetin e duhur të ekspertëve për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha mes tjerash inxhinieri Gashi
„Bashkimi Evropian financon me miliona projekte të energjisë së rigjenerimit por realizimi nuk është askund. Duhet një koordinim i mirë ndërmjet ekspertëve dhe qeverisë që për fat keq nuk funksionon në Kosovë”.
Trevjetori i albinfo.ch përkoi me Konferencën për energjitë e ripërtërishme
Drejtori i platformës elektronike albinfo.ch, Bashkim Iseni ka përkujtuar të pranishmit në konferenë se ajo po mbahet në përvjetorin e tretë të kësaj platforme. Me këtë rast ai ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin e treguar ndaj albinfo.ch, dhe u ka shprehur mirënjohjen e thellë institucioneve që kane mbeshtetur dhe po e mbështesin këtë platformë.
(B.SH & S.T.)
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve