Integrimi
Ballkanasve më vështirë u jepen pasaportat zvicerane
Shtetësia zvicerane i është refuzuar çdo të tretit shtetas turk dhe shtetas ish-jugosllav, ndërsa po kjo i është refuzuar vetëm çdo të tridhjetit italian dhe gjerman
Pjesëtarëve të komuniteteve të caktuara të huaja në Zvicër u refuzohet shtetësia zvicerane në mënyrë mbiproporcionale. Siç tregojnë rezultatet e një studimi të posa publikuar, veçanërisht të dëmtuar ne këtë kontekst dalin shtetasit e vendeve të Ballkanit dhe ata të Turqisë.
Studimi është realizuar nga Fondi Nacional Zvicera.
Me qëllim krahasimi, studiuesit kanë shqyrtuar vendimet për shtetësi në 1400 komuna të Zvicrës të marra në mes të vitit 1990 dhe 2010. Rezultatet tregojnë se në komunat ku votuesit vendosin në mënyrë të drejtpërdrejtë me votën e tyre për dhënien e shtetësisë të huajve (natyralizimin), refuzimi është dukshëm më i madh se në komunat ku vendimin e marrin përfaqësuesit e zgjedhur politik. Bartësit e studimit thonë se ky dallim praktikash vihet re sidomos në rastet e kërkesave për shtetësi zvicerane të shtetasve të Ish Jugosllavisë dhe atyre të Turqisë.
Në vitin 1990 rreth 80 për qind të komunave të marra në shqyrtim e praktikonin demokracinë e drejtpërdrejtë , që do të thotë qytetarët me të drejtë vote kishin të drejtë që në asambletë e tyre komunale të vendosnin për fatin e kërkesave për shtetësi.
Në vitin 2003 Gjykata Federale pati marrë një vendim ne bazë të të cilit votimin e dejtpërdrejtë për rastet e natyralizimit e pati gjykuar si të padrejtë. Arsyeja për këtë ka qenë se secilit person që bën kërkesë të tillë duhet t`i njihet e drejta për ankesë. Ndërsa në votimin e drejtpërdrejtë, votuesit nuk janë të detyruar të japin arsyetimin për qëndrimin negativ. Dhe, në këtë mënyrë, shtetasi i huaj të cilit i është refuzuar shtetësia nuk ka argument të cilin mund ta atakojë.
Duke u ndërlidhur me këtë vendim të Gjykatës Federale, 600 komuna patën ndryshuar sistemin e tyre të punës. Ato pra të drejtën për të vendosur për natyralizim të të huajve ia kanë hequr votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe ia kanë dhënë kuvendit të komunës, këshillit komunal ose një komisioni të specializuar.
Si rrjedhojë e kësaj, në vitet në vijim qe rritur shumë numri i të huajve me pasaporta zvicerane. Para këtij vendimi përqindja d personave që natyralizoheshin u rrit nga 2 për qind sa ishte në 4 për qind të kandidatëve.
Kjo rritje mund të argumentohet edhe në raport me komunitetet e caktuara të huaja. Kështu, qysh në vitin e parë pas vendimit të gjykatës, numri shtetasve të ish Jugosllavisë që qenë pajisur me pasaporta zvicerane qe shtuar për 68 %, i turqve 75% , gjermanëve 34% etj.
Zviceranet e të dejtë vote, në votimet e tyre të drejtpërdrejta në asambletë komunale përfundimisht diskriminojnë shtetasit turq dhe ata ish jugosllavë, konkludon studimi. Argument për këtë konstatim studiuesit kanë marrë vendimet e 44 komunave, të marra në mes të vitit 1970 dhe vitit 2003. Sipas tyre, çdo i treti shtetas turk dhe shtetas ish-jugosllav është refuzuar, kur për këtë kanë vendosur votuesit. Në të njëjtën kohë, vetëm çdo të tridhjetit italian dhe gjerman i refuzohej kërkesa për natyralizim .
Ndikimin më të madh në këtë vlerësim e kishte thjesht vendi i prejardhjes dhe jo mosha, gjinia, niveli arsimor, integrimi, njohja e gjuhës etj.
Diskriminimi më i madh është dokumentuar në komunat që kanë përqindje të madhe të zgjedhësve të SVP-së. Pikërisht në ato komuna, pas vitit 2003 është shtuar më shumë numri i vendimeve pozitive për natyralizim, që duket se nuk është rastësi.
Arsyeja përse politikanët e zgjedhur janë më “dorëshlirë” në dhënien e shtetësisë zvicerane në krahasim me votuesit e drejtpërdrejtë është e qartë: një politikan duhet të ketë një argument të fortë për refuzim. Sepse nëse një vendim eventual negativ i tij do të atakohet dhe do të fitojë kandidati që është ankuar, politikani do të mbahej përgjegjës. Ndërsa votuesit mbeten anonimë dhe nuk kanë përse të frikësohen për dëmtim imazhi.
Aktualisht në një të tretën e komunave zvicerane edhe më tutje për natyralizimin e të huajve vendosin qytetarët me të drejtë vote. Përpiluesit e studimit ndërkaq, rekomandojnë që komunat, përfaqësuesit e politikës në nivel të komunave të jenë ata që vendosin për dhënien e shtetësisë zvicerane të huajve.
Edhe një përfundim interesant i këtij studimi: Sikur të mos ishte marrë në vitin 2003 vendimi i famshëm i Gjykatës Federale, me të cilin është ndryshuar sistemi i natyralizimit, vetëm në mes të viteve 2005 dhe 2010 do të ishin dhënë 12.000 shtetësi, gjegjësisht pasaporta zvicerane më pak se që janë dhënë.
(B.SH.)
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind