Fotolajmi
Ballkan: Emigruan pothuajse një e pesta e popullsisë
Një hartë e re e Evropës, krijuar nga hartografi çek, gjuhëtar dhe matematikan, Jakub Marian, zbulon se në cilat vende evropiane emigruan më shumë njerëz për të jetuar, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Në krye të listës është Bosnjë e Hercegovina, pastaj vjen Shqipëria, Maqedonia, Portugalia, Mali i Zi, Moldavia dhe Kroacia.
Nga këto vende, sipas të dhënave nga viti 2015, kanë emigruar pothuajse një e pesta e popullsisë së lindur atje.
Numri më i madh i njerëzve nga Ballkani kanë emigruar nga Bosnjë e Hercegovina. Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë jashtë vendit, rreth 43.3 për qind, pesë për qind më shumë se vendi i radhës në listë, Shqipëria.
10 vendet me numrin më të madh të njerëzve, të cilët emigruan nga vendi i tyre dhe tani jetojnë jashtë vendit:
Bosnjë e Hercegovina – 43.3 për qind
Shqipëria – 38.8 për qind
Maqedonia – 24.8 për qind
Portugalia – 22.3 për qind
Mali i Zi – 22.1 për qind
Moldavia – 21.8 për qind
Kroacia – 20.4 për qind
Lituania – 18.9 për qind
Irlanda – 18.8 për qind
Rumania – 17.5 për qind
Në Gjermani katër milionë njerëz, ose 5 për qind, lënë atdheun e tyre dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Italisë i ikën 2.9 milionë njerëz (4.9 për qind), kryesisht në Gjermani, pastaj polakët u larguan nga vendi, 4.4 milionë ose 11.5 për qind.
Jakub Marian tha se të dhënat janë marrë nga baza e OKB-së dhe janë të bazuara në vendin e lindjes, jo shtetësinë apo kombësinë, që do të thotë se qytetarët gjermanë të lindur në një familje gjermane në Poloni, të cilët më vonë u transferuan në Gjermani, konsiderohen emigrantë polakë, edhe pse kurrë “aktivë” nuk kanë jetuar në Poloni.
Marian bëri një hartë, e cila tregon destinacionet më të zakonshme për emigrantët, d.m.th. vendin.
Harta, gjithashtu tregon se shumica e njerëzve në Maqedoni u zhvendosen në Turqi, ndërsa shumica e serbëve shkuan në Austri, grekët në Gjermani.
Sipas hartës, shumë australianët emigruan në Angli, më shumë se kudo tjetër në Evropë. Amerikanët prej të gjitha vendeve evropiane preferojnë Gjermaninë, si një vend në të cilin ata dëshirojnë të kalojnë jetën.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit