Uncategorized

Ballkan: Bosnja, më së shumti emigrantë, pastaj vjen Shqipëria

Qendra Hulumtues Pew, Research Center (Pew), ka publikuar të dhënat për numrin e njerëzve që jetojnë jashtë vendeve të tyre.

Të dhënat janë të bazuara në një raport të OKB-së për migracionin në vitin 2015, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit, numri i emigrantëve në vitin 2015 u rrit me 41 për qind në krahasim me vitin 2000, pra 244 milionë njerëz, e në mesin e tyre ishin 20 milionë refugjatë.

Pothuajse gjysma e emigrantëve vijnë nga Azia dhe destinacioni final për shumicën prej tyre është Evropa.
Rreth 76 milionë, ose dy të tretat e migrantëve ndërkombëtarë në vitin 2015, arritën në Evropë.

Kur është fjala për vende të veçanta, numri më i madh i emigrantëve, 47 milionë, shkuan në Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga Gjermania dhe Rusia, ku ata vendosën mbi 12 milionë njerëz.

Në rajon numri më i madh i njerëzve që emigruan ishin nga Bosnjë e Hercegovina. Vitin e kaluar 1.65 milionë njerëz të lindur në Bosnjë jetojnë jashtë vendit të tyre.

Shqipëria renditet e dyta, me 1.12 milionë emigrantë.

Jashtë vendit të tyre jetojnë 960,000 serbë, 870.000 banorë të Kroacisë, 520,000 qytetarë të Maqedonisë dhe 140,000 malazezë.

Emigrantët vitin e kaluar përbënin 3.3 për qind të popullsisë botërore, pak më shumë se 15 vjet më parë, kur ka qenë një total prej 2.8 për qind.

Numri i emigrantëve është në rritje më të shpejtë se popullsia botërore, fakt që mund të ketë pasoja domethënëse për shumë rajone.