Kosova

Ballinat e mediave botërore për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie

Kusari-Lila publikon ballinat e mediave botërore për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie: “Historia do t’i gjykojë ata që e sollën këtë ditë”

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se dje ndodhi maskarada politike në mes krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo përmes një postimi në Facebook,i ka publikuar disa nga ballinat e mediave botërore, që kanë shkruar për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë të pandemisë COVID-19.

“Mirëmëngjesi Kosova jonë, dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale. Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimin e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore”, ka shkruar Kusari-Lila, raporton KOHA.

Dje, Kusari-Lila gjatë fjalimit të saj në seancën ku votohej për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti tha se Parlamenti, zyrtarisht, do të hyjë në histori me veprimet e bëra.

“Fotografitë e sotme do të jenë në të gjitha mediat ndërkombëtare. I vetmi shtet në botë që mblidhet për mocion në kohë të koronavirusit. I vetmi vend sot që nuk tregon asnjë argument për veten si shtet”, tha dje ndër tjera Kusari-Lila.

Sot, shkruan deputetja, “jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe”.

“Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë. Do të kemi edhe shumë të

tjera me fitore për Kosovën dhe njerëzit e saj. Të ❤️ Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari