Lajme
Historia e Ballkanit, në sytë e artistëve të filmave të animuar
Në Fantoche ka një konkurs për filmat më të mirë të shkurtër në Zvicër dhe gjithashtu për filmat e animuar me karakter ndërkombëtar. Fantoche po feston edicionin e 20-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të animacionit në Baden deri më 11 shtator 2022. Shoqata, me qendër në Kantonin Aargau, ofron një platformë, ku artistët e animacionit të nesërm mund të takohen dhe të konkurrojnë për kategori të ndryshme çmimesh. Nxitimi për çmimet është i madh dhe përzgjedhja është përkatësisht kërkuese dhe e vështirë. Megjithatë, fokusi i fundit në Ballkan tërheq një audiencë shumë të veçantë dhe një brez shumë të ri kineastësh në Zvicër.
Linku i filmave kosovarë: https://fantoche.ch/de/2022/programm/new-voices
Kuadri gjeografik u vendos qëllimisht në Evropën Juglindore, me 5 programe të kuruara që fokusohen në historinë e re dhe të vështirë të vendeve të Ballkanit dhe zhvillimin e tyre historik të filmave të animuar. Për shembull, programi New Voices, ku kineastët kosovarë, serbë dhe kroatë ndajnë një ekran të përbashkët me filmat e tyre të shkurtër të nominuar. Ambivalencat emocionale midis traditave të vjetra dhe jetës kaotike në një shoqëri moderne mund të gjenden tematikisht edhe në skenat e Fantoshit, përkatësisht në programin “Gratë në Animacionin Ballkanik”. Platforma mediale Albinfo.ch dhuron bileta falas për festivalin e animacionit në Baden. Kontaktoni me redaksinë: [email protected].
Linku i programit të filmave! https://fantoche.ch/de/2022/programm/focus-balkan
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











