Futboll
Bajrami: Italia, e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin
Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Evropiane, pas vetëm 23 sekondash lojë ndaj Italisë, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë dolën të mposhtur me rezultatin 2-1.
Pas ndeshjes fantazisti kuqezi deklaroi se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të kthejë shpejt faqen e të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Kroacisë, transmeton albinfo.ch.
Shënuat gol, por e nisëm me humbje këtë Evropian…
E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu dhe do ta vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës.
Çfarë mund të bënim ndryshe në këtë takim?
Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë.
Ju vjen keq për atë rast të humbur nga Manaj në fund?
Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën