Kosova
Bajrami e pranon se cilësia e arsimit në vend është e dobët
“I kërkoj ministrit Bytyqi që të punojë me profesionalizëm dhe të avancojë sistemin arsimor pasi ende ka punë për t’u bërë"
Në ditën e fundit si ministër, Arsim Bajrami deri sa ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka pranuar se ende ka mangësi të shumta në arsim edhe pse, siç është shprehur, është bërë punë e madhe gjatë mandatit të tij.
“I kërkoj ministrit Bytyqi që të punojë me profesionalizëm dhe të avancojë sistemin arsimor pasi ende ka punë për t’u bërë, transmeton albinfo.ch. Kërkoj që edhe qeveria Haradinaj dhe i gjithë kabineti i kësaj ministrie ta përkrahë atë pasi i duhet mbështetje”, ka shtuar Bajrami.
Ndërsa ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të punojë ndershëm për këtë dikaster dhe do të vazhdojë punët e mira që, sipas tij, i ka trashëguar nga ish-ministri Bajrami.
“E di që është bërë punë e madhe por që ende ka mbetur shumë për t’u bërë. Shumë shpejt do ta kemi programin për arsim dhe do të punojmë me ndershmëri”, ka thënë Bytyqi.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











