Sport

Bajram Nebihi, nga Union Berlin në Stuttgarter Kickers

Për largimin e tij ka njoftuar edhe faqja zyrtare e klubit të Berlinit. “Mirupafshim, Bajram! Shumë fat në detyrat tua të reja”

Futbollisti Bajram Nebihi e ka nisur vitin duke shkëputur kontratën e tij me ekipin e ligës së dytë në Bundesligën gjermane, Union Berlin.
27-vjeçari nga Kosova nuk e ka gjetur vetën tek Union Berlin dhe tashmë është transferuar në klubin Stuttgarter Kickers, pjesë e ligës së tretë gjermane.

Kontrata të cilën Nebihi e kishte me klubin nga kryeqyteti gjerman deri në verë të këtij viti është ndërprerë. Ai ka arritur kontratë me ekipin nga Stuttgarti deri në qershor të vitit 2017, njoftonberliner-zeitung.de.

Për largimin e tij ka njoftuar edhe faqja zyrtare e klubit të Berlinit. “Mirupafshim, Bajram! Shumë fat në detyrat tua të reja”, përcjell albinfo.ch.

Siç mësohet, kjo ndarje erdhi për shkak të problemeve që lojtari kishte me trajnerin e ri, Sascha Levandovski, i cili gjatë gjithë sezonit të kaluar nuk e kishte inkuadruar në asnjë lojë futbollistin nga Mitrovica.