Kosova
Bajqinovci, me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Shtëpinë e Bashkisë së Grazit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, për një vizitë të veçantë në Shtëpinë e Bashkisë së Grazit dhe në Landtag-un e Steiermark-ut, përcjell albinfo.at.
“Sot isha mysafir në Landin e Steiermarkut dhe komunën e Gracit në Austri, së bashku me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, isha i ftuar për një vizitë të veçantë në Shtëpinë e Bashkisë së Grazit dhe në Landtag-un e Steiermark-ut. Asamblisti Arsim Gjergji i qytetit në Graz, si mikpritës dhe organizator i këtij takimi, së bashku me kryetarin e partisë së SPÖ z. Klubobmann Johannes Schwarz, në nivelin e Landit. Komuniteti shqiptar ishte i përfaqësuar nga kryetarët e shoqatave, kryetari i Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Graz, z.Valton Halimi, dr.Emir Haxhiu, dr.Mimoza Shema Kastrati, arkitekt dhe ambasador i Kombit z. @Fatmir Osmani, z. Gani Maxhuni, z. Enver Maxhuni dhe z.Armond Aliu, kryetar i rrjetit të biznesit të Steiermarkut dhe me dhjetëra afaristë dhe profesionistë nga fushat e ndryshme. Në fjalën time përgëzova komunitetin për arritje dhe falënderova shtetin e Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare për Kosovën”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik