Lajme
BAG rekomandon vaksinimin për gratë shtatzëna, nga java e 12-të
Shtatzënat e kësaj kategorie nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin me shkrim nga mjeku i familjes ose gjinekologu, për t`u vaksinuar
Ekspertët federalë, në konferencën e sotme për media kanë dhënë informacione lidhur me gjendjen më të re në pandeminë e koronës.
Në vazhdim, pikat më të rëndësishme:
Autoritetet ende nuk konsiderojnë se e kemi pandeminë nën kontroll, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve aktualisht është duke u stabilizuar, por ka ende shumë pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.
Për më tepër, virusi aktualisht po sulmon në mënyrë të shfrenuar, veçanërisht të rinjtë. Autoritetet janë të shqetësuar për afrimin e vjeshtës.
Lajmi kryesor që u dha në konferencën e përmendur është ky: BAG tani rekomandon vaksinimin kundër koronës për gratë shtatzëna nga java e dymbëdhjetë e frytit.
Kështu, në të ardhmen, shtatzënat e kësaj kategorie nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin me shkrim nga mjeku i familjes ose gjinekologu, për t`u vaksinuar.
Arsyeja e dhënë lidhur me këtë, nga përgjegjësit është se ky grup i popullsisë është prekur më rëndë nga rrjedha e rëndë e sëmundjeve, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë konfirmuar gjithashtu efektivitetin dhe sigurinë e vaksinimit.
Më tutje, autoritetet vazhdojnë të heqin dorë nga rekomandimi i përgjithshëm për vaksinimet përforcuese (vaksina e tretë). Njerëzit e vaksinuar plotësisht janë ende të mbrojtur mirë nga sëmundjet e rënda, përcjell albinfo.ch. Qëllimi përfundimtar duhet të mbetet vaksinimi i sa më shumë njerëzve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!