Lajme

BAG raporton 7 mijë vdekje gjithsej në Zvicër

Covid mori jetën e 7,000 personave në Zvicër

Përveç infeksioneve të shumta, me mbi 447,905, BAG ka raportuar edhe numrin total të vdekjeve, që ka arritur deri në 7 mijë vdekje gjithsej që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu, Zvicra ka dhënë bilancin e fundit, 122,711 persona ende vazhdojnë të jenë raste pozitive në Zvicër.

Ndërkohë, testimet kanë kaluar shifrën e 3.5 milionëve. Po ashtu, 317,600 persona thuhet se janë shëruar plotësisht nga virusi korona.