Lajme

BAG raporton 29,142 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

1875 persona aktualisht po trajtohen në spitald për Covid-19 që është njësoj si javën e kaluar. 14 veta kanë vdekur gjatë 24 orëve

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi 29,142 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 26,193 që tregon për një stim prej 1 për qind krahasuar me javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 4035.24, transmeton albinfo.ch.

BAG raporton 125 pranime të reja në spitale ndërsa mesatarja 14-ditore është 99 shtrime në  në ditë, shkruan srf.ch.

1875 persona aktualisht po trajtohen në spitald për Covid-19 që është saktësisht njësoj si javën e kaluar.

Aktualisht ndodhen 267 pacientë me Covid-19 në stacione të kujdesit intensiv dhe kjo është 4 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 74 për qind të zënë. 30 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.

BAG raporton 14 raste të reja të  vdekjes në 24 orët e fundit. Mesatarja 7-ditore është 14 vdekje në ditë.