Lajme
BAG njofton për 19,032 raste të reja me Covid në Zvicër
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 11,492 që është 34 për qind më shumë se në javën e kaluar
Ajo që ishte parashikuar për mesin e janarit 2022, fatkeqësisht po ndodh tani! Shifra e infeksioneve të reja në Zvicër po i afrohet 20 mijëshit!
Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi 19,032 raste të reja pasditen e sotme që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 11,492 që është 34 për qind më shumë se në javën e kaluar. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 17 ditë, shkruan srf.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 1640.03.
BAG raporton 129 shtrime të reja në spital, ndërsa mesatarja 14-ditore është 92 shtrime në ditë, transmeton albinfo.ch. 1731 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19 që është 4 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht po marrin trajtim intensiv 325 pacientë me Covid-19 ose 3 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht të zënë në masën prej 76 për qind. 38 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.
BAG raporton 23 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 18 të vdekur në ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë