Koronavirusi: çast pas çasti
BAG: Mos përdorni Ibuprufen për uljen e temperaturës!
Medikamentet që përmbajnë ibuprufen janë: Algifor, Dismenol, Dolo Spedifen. Ndërsa ato që duhet të përdoren janë: Dafalgan, Panadol etj.
Ditëve të fundit nëpër mediat sociale ka qarkulluar një paralajmërim për të mos përdorur medikamentet që në përbërjen e tyre kanë ibuprufen. Kjo materie, sipas paralajmërimeve në fjalë përkeqëson në masë të madhe gjendjen e njerëzve tashmë të infektuar me koronavirus, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
Ata që e bënin paralajmërimin, i referoheshin një studimi të bërë nga një institut i rëndësishëmi Universitetit të Vjenës. Studimi, sipas tyre kishte ardhur në përfundimin se ata të infektuar me koronavirus që kanë përdorur ibuprufen, kanë pasur përkeqësim dramatik të gjendjes, transmeton albinfo.ch. Dhe, po sipas tyre, pikërisht fakti se në Itali medikamentet me ibuprufen janë përshkruar me të madhe nga mjekët, ka bërë që atje të jetë kaq e lartë vdekshmëria nga koronavirusi.
Ndërkohë, instituti vjenez pak ditë më parë ka përgënjeshtruar lajmin për ekzistimin e një studimi të tillë. Në përputhje me këtë, edhe autoritetet shëndetësore të Zvicrës patën apeluar që të mos i besohet lajmit të përmendur, mbi dëmin që sjell ibuprufeni.
Mirëpo sot, Zyra Federale për Shëndet Publik (BAG) ka dalë me një apel tjetër. Autoriteti më i lartë shëndetësor i vendit rekomandon që për ulje të temperaturës të mos përdoren medikamentet që përmbajnë ibuprufen! Edhe pse nuk është dëshmuar se ibuprufeni shkakton probleme në raport me koronavirusin, megjithatë, në raste të veçuara është vënë re një lidhje e tillë, përcjell albinfo.ch. Por, ekzistimi i lidhjes në mes të ibuprufenit dhe përkeqësimit të gjendjes së personave me koronavirus është duke u testuar aktualisht, shkruan BAG.
Medikamentet që përmbajnë ibuprufen janë: Algifor, Dismenol, Dolo Spedifen dhe të gjitha që në emërtimin e tyre përmbajnë fjalën “ibuprofen”.
Si alternativë për uljen e temperaturës BAG rekomandon barnat me bauüe paracetamolin. E ato janë: dafalgan, panadol ose doleran.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?