Lajme
BAG: 8167 raste të reja, 313 pacientë Covid-19 në kujdes intensiv
Mesatarja 7-ditore është 8622 ose 7 për qind më pak se në javën e kaluar. BAG raporton 32 raste të reja të vdekjes nga Covid-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 8167 raste të reja pasditen e sotme që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore është 8622 ose 7 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore është aktualisht 1356.94, shkruan srf.ch.
BAG raporton 152 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e shtrimeve është 93 në ditë. 1711 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 3 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 313 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 3 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht të zënë në masën prej 79 për qind. 36 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.
BAG raporton 32 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 25 të vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën