Lajme
BAG: 26,050 infeksione të reja me korona dhe 10 të vdekur
BAG po ashtu ka raportuar 133 pranime të reja në spitale ndërsa mesatarja 14-ditore është 76 shtrime në ditë
Në mesditën e sotme, Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 26,050 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 21,597 raste, që është 43 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 14 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 2562.33.
BAG po ashtu ka raportuar 133 pranime të reja në spitale, ndërsa mesatarja 14-ditore është 76 shtrime në ditë. 1532 persona aktualisht po trajtohen në spitalet zvicerane për Covid-19, ose 9 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 138 pacientë me Covid-19 në terapi intensive. Kjo është 3 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 10 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë