Lajme

BAG: 17,519 infeksione të reja dhe 153 pacientë të rinj në kujdesin intensiv

Aktualisht janë 153 pacientë me Covid-19 në stacione të kujdesit intensiv që është 18 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 17,519 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 14,461. Kjo është 27 për qind më pak se në javën e kaluar.

Incidenca 14-ditore është aktualisht 3181.99.

BAG raporton 132 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 90 në ditë, trasnmeton albinfo.ch. 1517 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 12 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 153 pacientë me Covid-19 në stacione të kujdesit intensiv që është 18 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 71 për qind të zënë. 18 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.

BAG raporton 13 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7-ditore është 9 vdekje në ditë.