CH-Ballkani
Babë e bijë ishin me nënshtetësi gjermane, sot duhej të ktheheshin në Gjermani
G.N, i lindur në vitin 1974 dhe bija e tij A.N e lindur më 2001, ishin shtetas gjermanë dhe këtë të shtunë kishin planifikuar të ktheheshin në Gjermani
Nga aksidenti i rëndë që ndodhi të premten në Bjeshkën e Pobërgjës në Deçan, mbetën të vdekur babë e bijë, derisa katër të tjerë u lënduan.
Vllaznim Nitaj, i cili ishte me viktimat në momentin e aksidentit, thotë se shkak i këtij aksidenti ishte bërë një defekt në makinën e tyre, raporton “KTV”.
Në makinë ishin edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri në QKUK. G.N, i lindur në vitin 1974 dhe bija e tij A.N e lindur më 2001, ishin shtetas gjermanë dhe këtë të shtunë kishin planifikuar të ktheheshin në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
“Viktimat kanë gjetur vdekjen derisa ishin duke shkuar për ta vizituar një familjar të tyre, me ç’rast viktima e parë ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë në spitalin Rajonal të Pejës”.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve