Shkurt.ch

Babai mbyt katër fëmijët në gjumë

Një tragjedi ka tronditur sot Gjermaninë.  Mediat gjermane ka raportuar se një  39-vjeçar nga Ilzede vend në Saksoninë e Ulët në Gjermani, ka vrarë katër fëmijët e tij, dhe pastaj me anë të një sms-i kishte informuar nënën e tyre, e cila ishte në pushime jashtë vendit.

Vrasësi  i cili ka provuar të bënte vetëvrasje është hospitalizuar më pas në një spital gjerman, sipas policisë dyshohet t’i ketë ngulfatur  të bijën 12-vjeç dhe tre djemtë, pesë, shtatë dhe nëntë vjeç.

Nëna e fëmijëve me të marrë  sms-in  kishte alarmuar policinë, por ishte bërë shumë vonë për fëmijët e saj.Motivi për vrasjen e katër fëmijëve, sipas vlerësimeve të prokurorisë gjermane, mund të ketë qenë si pasojë e problemeve ndërmjet prindërve.

Fqinjët e tronditur nga ky rast kanë thënë se vrasësi vuante nga depresioni dhe kishte probleme me zemrën.