Bota
Babai i popullistëve europianë: Jörg Haider
Partia e Haider, FPÖ është ndër të parat pas Luftës së Dytë Botërore që kishte bindje ekstremiste të djathta dhe që mbeti aq gjatë në skenën politike.
Për një numër të madh austriakësh, mëngjesi i së shtunës përpara dhjetë vjetësh është një “Moment Kenedi”. Ata e kujtojnë saktë, kur dhe si u gjet i vdekur Jörg Haider në natën e 11 tetorit 2018. Ai u aksidentua për vdekje kur vetura e tij VW Phaetons u përplas me shtyllën e betonit në Lambichl në Kärnten. Analizat e mëvonshme treguan se ai përpara aksidentit kishte frekuentuar një lokal homoseksualësh dhe kishte në gjak 1.8 promila alkool. Vendi ku ndërroi jetë Haider, është kthyer në pelegrinazh dhe vendosën qiri dhe lule. Në Kärnten “ra dielli nga qielli”, tha zëvendësuesi i Haiders, Gerhard Dörfler.
Partia e Haider, FPÖ është ndër të parat pas Luftës së Dytë Botërore që kishte bindje ekstremiste të djathta dhe që mbeti aq gjatë në skenën politike. FPÖ në 1992 konkurroi me sloganin “Austria në radhë të parë”, që është e ngjashme me sloganin amerikan të Donald Trump («America first»). Të dyja janë variante të nacionalistëve në vitet 30-të të shekullit të kaluar. Në 1999 partia e FPÖ përfitoi 27 për qind të votave dhe me të drejtë amerikania “Times” shkruajti: “A duhet t’i frikësohet këtij burri Europa?”. Vetëm në Zvicër popullistët e SVP kishin rrëmbyer mbi një të pestat e votuesve, kursë në vendet e tjera ekstremistët e djathtë akoma luftonin për pragun e pesë përqindëshit, shkruan “NZZ”.
Haider u kritikua ashpër nga Perëndimi i atëhershëm, duke menduar edhe për sanksione ekonomike kundrejt Austrisë. Kjo lidheshte me fjalorin antiemigrantë dhe shpesh duke lavdëruar periudhën e nazistëve. Nuk shkoi gjatë dhe Haider u nda nga partia FPÖ dhe krijoi partinë e re BZÖ. Pjesa më e madhe e partisë nuk iu bashkua Haiderit, që automatikisht filloi edhe rënien nga skena politike. Por FPÖ vijoi sukseset me Heinz Strache dhe sot është në qeverinë austriake me ÖVP. Lehtë mund të vendosen paralele mes qeverisë së sotshme austriake dhe të para njëzet vjetëve: slogani i FPÖ në zgjedhjet e fundit ishte «Paratë tona për njerëzit tonë» dhe kritika bojkotuese ndaj mediave nga Haider dhe Strache janë të ngjashme, përcjell albinfo.ch.
I pyetur se çfarë ka mbetur nga Haider, Strache tha se FPÖ shumë ide të tij të rëndësishme i zbaton në qeveri. Nëse kjo vërtet ka rezultuar e suksesshme ose nëse FPÖ përsëri do të përçahet nga brenda, do të merret vesh më vonë. Megjithatë, dhjetë vjet pas vdekjes, stili i Haider dhe retorika e tij është shpërndarë në shumë vende europiane – aq shumë, sa edhe ai vetë mbase nuk do të shpresonte në gjithë egocentrizmim e ekzagjeruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra