Shqipëria
Azilkërkuesit shqiptarë do të kthehen me forcë nga Gjermania
Gjatë një konference me temë “Sfidat e emigracionit”, ajo ka deklaruar se shqiptarët do të kthehen në forcë në vendlindje
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me shqiptarët që kanë ‘pushtuar’ Gjermaninë me pretendimin për të marrë azil.
Gjatë një konference me temë “Sfidat e emigracionit”, ajo ka deklaruar se shqiptarët do të kthehen në forcë në vendlindje.
Në prani edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ambasadorja gjermane tha se Shqipëria tani është një vend kandidat për në BE dhe jo me persekutime politike, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, deklaroi ambasadorja gjermane.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se shqiptarët kanë mundësi të tjera për të shkuar në Gjermani dhe për të punuar në mënyrë të ligjshme.
“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja gjermane.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik