Integrimi
Azilkërkuesit nga Maqedonia, të katërtit në Gjermani
Gjatë muajit gusht në Gjermani është raportuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë janë renditur të katërtit në listën e të huajve që kërkojnë statusin e azilit.
Autoritetet gjermane kanë njoftuar se gjatë muajit gusht 698 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar statusin e azilit, që do të thotë 225 qytetarë më shumë se në muajin korrik.
Me këtë Maqedonia gjendet në vendin e katërt, ndërsa Serbia ka shënuar 1.170 azilkërkues, transmetojnë mediat në Shkup.
Mbi 9500 ka kaluar numri i azilkërkuesve nga vendet e ndryshme të botës gjatë muajit të kaluar në Gjermani, ndërsa gjatë tërë vitit rapotohet për 64 mijë azilkërkues.
Kjo shifër sërish është vlerësuar si alarmuese nga autoritetet gjermane, duke shprehur shqetësim më të madh për valën e azilkërkuesve nga Ballkani pas heqjes së vizave.
Serbia është e para në listë me 1170 azilkërkues, Rusia me 1.096, Siria 1021, Maqedonia 698, Afganistani 566, Kosova me 470 azilkërkues, Pakistani 394, etj.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?