Bota
Azilkërkuesit, në fokus të takimit Merkel-Kurz
Kurz ka pasur mosmarrëveshje me Merkelin lidhur lidhur me politikën e saj të mëparshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve, por liderja gjermane ra dakord javën e kaluar për vendosjen e një kufizimi vjetor të numrit të refugjatëve
Në takimin e parë që Kancelari i ri austriak, Sebastian Kurz, pati me homologen e tij gjermane, Angela Merkel, në Berlin, u bisedua për çështjen e azilkërkuesve.
Kurz ka pasur mosmarrëveshje me Merkelin lidhur lidhur me politikën e saj të mëparshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve, por liderja gjermane ra dakord javën e kaluar për vendosjen e një kufizimi vjetor të numrit të refugjatëve deri në 180 000-220 000, në bisedimet për formimin e një koalicioni qeveritar, shkruan atsh.
Diskutimet mbi ligjshmërinë e vendosjes së një kufiri më të lartë për azilkërkuesit sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës gjermane, i kanë bërë jehonë debatit të qeverisë së mëparshme të koalicionit austriak, në janar 2016 kur ata vendosën një kufi të numrit të aplikimeve të reja për azil deri në 37 500.
Deri tani nuk është arritur ende kufiri i vendosur vjetor i numrit të refugjatëve që mbërrijnë në Austri, por çështja e refugjatëve vazhdon të mbetet një nga temat e shumëdiskutuara në Austri kryesisht gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit, që rezultoi me formimin e një koalicioni të ri midis OeVP-së të Kurz dhe Partisë së Lirisë (FPOe), përcjell Atsh.
Gjithashtu, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani ka qënë më i ulët.
Disa të dhëna të fundit zyrtare, treguan se në Gjermani kishte patur rreth 186 000 kërkesa për azili në 2017, nga 280 000 që ishin në 2016.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih